Punimet në rrjet, OSHEE: Disa lagje në Tiranë pa drita
Konkretisht pa energji elektike do të jetë Rruga Kongresi i Lushnjës, rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka,Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Mjellit (Pjeserisht), Shkolla Industriale, Sport Klub “Partizani”.
Njoftimi i plotë i OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e n/stacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit, nesër, në datën 27 dhjetor, nga ora 10.00-14.00, do të stakohet energjia në n/stacionin Selitë. Bëhet fjalë për vënien në eficencë të tre fiderave të rinj 20 kv.

