Punonjësi egjiptian humb jetën, po punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Një punonjës 37-vjeç me origjinë nga Egjipti që punonte në një kompani montimi në linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë në zonën e Ruzhdies ka rënë gjatë punës duke humbur jetën. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit Fier nga po kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia bën me dije se M.S., ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia. Policia e Shtetit ka sqaruar personat përgjegjës të kompanisë ku punonte egjiptiani në Komisariat për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP