Punonjësit e burgjeve do të testohen për vendin e punës

Të gjithë punonjësit e burgjeve do t’i nënshtrohen testimit për vendin e punës, kjo nisur dhe nga rastet korruptive të hasura rast pas rasti në vendet e vuajtjes së dënimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto deklaroi se testimi ka nisur në 8 janar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Ndërkohë sa i takon rasteve korruptive në ambientet e vuajtjes së dënimi Zoto ka kërkuar denoncimin e çdo rasti nga të burgosurit apo familjarët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Zhvillimi i një sistemi penitenciar transparent, bashkëkohor dhe të pacënueshëm nga korrupsioni përbën sfidën kryesore të veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vecanti lufta kundër korrupsionit në sistemin penitenciar vlerësohet e një rëndësie të vecantë.

Natyrisht, që kjo sfidë nuk mund të perballohet pa mbështetjen e shume aktorëve, institucioneve apo individëve të ndryshem të interesuar në këto çeshtje. 

Me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 106, datë 08.01.2015 “Për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale” do të kryhet testimi i të gjithë punonjësve me uniformë në sistem.

Testimi do të fokusohet te vlerësimi i aftësive dhe njohurive profesionale si dhe aftësive fizike", tha kreu i burgjeve. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?