Putin uron Trump për betimin dhe shprehet i gatshëm për të biseduar për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e SHBA në ditën e betimit.

Në një fjalim televiziv foli për fitoren bindëse të Trump, rezistencën ndaj atentatit që iu bë dhe pranoi gjithashtu ftesën e Trump për të rifilluar kontaktet me Rusinë dhe idenë e Trump për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë të tretë botërore.

Kreu i Kremlinit shtoi se është i hapur për dialog me administratën Trump për luftën në Ukrainë, jo për armëpushim, por për një paqe të përhershme.

Natyrisht, ne do të mbrojmë interesat e Rusisë”, tha Putin, duke ritheksuar synimet e tij mbi Ukrainën.

SHKARKO APP