Putin vuan nga një shqetësim autizmi, që ndikon vendimet e tij?

Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se vuan nga një shqetësim autozmi.

Bëhet fjalë për sindromën Asperger, e cila ndikon edhe në vendimet e tij.

Kjo teori i përket vitit 2008 dhe është hedhur nga një think tank në Pentagon, një kopje të të cilit e ka shtënë në dorë USA Today.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo sindromë, sipas këtij raporti, ka prekur vazhdimisht zhvillimin neurologjik gjatë fëmijërisë, të Vladimir Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu shkruan Brenda Connors, eksperte e US Naval College.

Por, studiuesit nuk kanë mundur të provojnë teorinë e tyre për sindromën e Asperger tek Putini.

Massimo Di Giannantonio, psikiatër i universitetit të Chietit thotë se “është absolutisht e pamundur të bësh një diagnostikim të Aspergerit, që është një crregullim i lidhur me autizmin vetëm duke ekzaminuar elementë si sjellja në publik përmes filmimeve, si dhe duke hedhur hipoteza për probleme në fazën e zhvillimit.

Është e pamundur të diagnostikosh Aspergerin bazuar vetëm në një studim të lëvizjeve.

Stili i komandës dhe aftësitë konjitive dhe vendimarrëse të Putinit janë shenjë e një anomalie psikologjike, dhe kjo është paradoksale: thelbi i pushtetit qëndron në aftësinë për të marrë vendime në mënyrë të shpejtë”./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?