Që prej vitit 2010 Shqipëria emeton Eurobondin me të suksesshëm në vlerë 650 milionë euro…

“Emetimi me sukses i Eurobondit me vlerë 650 milionë euro, me një afat 10-vjeçar, tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë, për sigurimin e likuiditetit dhe besimin në zhvillimin ekonomik të vendit! Konsolidimi i ekonomisë shqiptare, reformat dhe politikat e qëndrueshme makroekonomike e fiskale të Qeverisë po japin dukshëm rezultatet e tyre. Republika e Shqipërisë emetoi me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Për herë të parë interesi i investitorëve të huaj ishte shumë i lartë dhe numri i tyre arriti në 195.

Ky emetim tregon se Shqipëria, falë reformave të ndërmarra, ka një ekonomi të qëndrueshme dhe besimi i investitorëve është tejet i lartë. Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010”- shkruan Blendi Gonxhja, ministri i Ekonomisë dhe Kulturës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?