Qëlloi me breshëri armësh një banesë, arrestohet kavajsi me precedentë penalë

Seksioni i Krimeve të Rënda, të policisë së Kavajës arrestoi sot shtetasin Astrit Gjylsheni. Kishte qëlluar me breshëri armësh në drejtim të banesës së shtetasit Adem Sharri, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së tij.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas ka pasur një konflikt me kryefamiljarin Sharri, për motive banale. Në lidhje me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Gjylsheni për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tenativë”.

Më herët ky shtetas ka qenë i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?