Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët ”rrëmbejnë” ministritë kryesore

Pas finalizimit të marrëveshjes për qeverinë e re, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar emrat e disa prej ministrave në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se qeveria e re duhet të bazohet tek parimi i konsensusit të gjerë, ndërsa shtoi se palët e koalicionit duhet të marrin vendime të drejta për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Duket që marrëveshja me LSDM-në e Zoran Zaev ka qenë e suksesshme jo vetëm për arritjen historike, ku vendi do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të këtij mandati, por edhe për postet ministrore që i janë besuar BDI-së.

Sipas marrëveshjes, BDI-ja do të drejtojë disa prej ministrive më të rëndësishme, siç është ajo e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Jashtme, kreun e Kuvendit si dhe disa ministri të tjera me rëndësi për jetën politike e shoqërore të RMV-së

Postet që do drejtohen nga BDI-ja:

Kryetari i Kuvendit-Talat Xhaferri
Ministria e Jashtme-Bujar Osmani
Ministria e Financave-Fatmir Besimi
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik-Artan Grubi
Ministria e Ekonomisë-Kreshnik Bekteshi
Ministria e Ambientit Jetësor-Naser Nuredini
Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (Proces në konsultim).

Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E majta dy dhe PDSH-ja një.

SHKARKO APP