Qeveria i jep fund shpërblimeve për banorët e përmbytur të Shkodrës
Qeveria ka vendosur të zgjidhë përfundimisht çështjen e dëmshpërblimit për banorët e zonën së Shkodrës të prekur nga përmbytjet e vitit 2010.
Vendimi që pritet të miratohet dhe i siguruar nga Ora News, autorizon Korporatën Energjetike Shqiptare që të kryer rakordimet e pagesave përkatëse për 4298 banorë.
Fondi i dëmshpërblimit i miratuar në vitin 2011, ishte mbi 1 miliardë e 112 milionë lekë, por dëmshpërblimi nuk u likuidua plotësisht që prej atëherë.
“Kryerja e pagesave të bëhet drejtpërdrejt nga KESH, sh.a-ja., nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, me të cilat KESH, sh.a-ja., do të bashkëpunojë për dhënien e këtij shërbimi. Procedurat e pagesës përcaktohen me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Shuma e pa likuiduar është rreth 326 milionë lekë. Sipas vendimit që pritet të miratohet gjatë ditës së mërkurë kur edhe zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, të dhënat për familjet që nuk janë dëmshpërblyer do të sigurohen nga Ministria e Brendshme dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, për një periudhë 20 ditore.
Pr/vendim për dëmshpërblimin e banorëve të Shkodrës
/Ora News

