Qeveria letër bankave për lehtësim ose pezullim të kësteve të kredive për fermerët e prekur nga përmbytjet

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një ndërhyrje jo pa rëndësi në ndihmë të fermerëve të goditur nga përmbytjet. Ai u ka drejtuar një letër bankave të nivelit të dytë, si dhe Bankës së Shqipërisë, përmes së cilës u kërkon që të pezullphen pagesat e kësteve të kredisë që fermerët mund të kenë, për një afat dy-vjeçar. “Kërkoj ndihmesën Tuaj për të pezulluar pagesat e kësteve të kredive dhe të heqjes të penaliteteve, për vonesat, me qëllim që fermerët privat të kenë mundësi për të përballuar këtë vështirësi, ose nga ana Juaj të merren në shqyrtim, rishikimin e kushteve të kredisë. Qeveria Shqiptare për përballimin e kësaj situate i ka kërkuar ndihmë edhe vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim që të ndihmohen fermerët e dëmtuar, dhe të përballohet situata e krijuar”, shkruan Panariti. Lidhur trajtimin e situatës, debati politik ka vazhduar edhe sot. Partia Demokratike bëri thirrje që qeveria të shpallë Gjendjen e Emergjencas, të paktën në qarqet Fier dhe Vlorë, por zv.ministri i Bujqësisë, ka deklaruar se kjo nuk është e nevojshme.

SHKARKO APP