Qeveria miraton programin për kujdesin e shikimit të fëmijëve, Manastirliu: Ofron kontroll për 270 mijë persona
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi këtë mërkurë vendimet e marra gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave në lidhje me dikasterin që ajo drejton.
Gjatë fjalës së saj nga ambientet e jashtme të kryeministrisë Manastirliu bëri me dije se qeveria ka firmosur programin për kujdesin e shikimit të fëmijëve që do të aplikohet në shkolla. Sipas saj program ofron kontroll për 270 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
“Sot qeveria ka miratuar paketën kombëtrare për programin për kujdesin e shikiMit të fëmijëve. Një program që për herë të parë konsolidohet dhe do të sigurojë kujdesin për shikimin e fëmijëve nga të porsalindurit deri te fëmijët në moshën 14-vjeçare.
Do të kemi një depistimin për kontrollin e syve për të gjithë fëmiët. Vjen si një program universal dhe prek 270 fëmijë dhe kemi për synim që gjatë ciklit të jetës ne të kujdesemi për fëmijët por dhe të tregojmë kujdes kudo që ata jenë”, tha Manastirliu.