Qeveria pezullon punimet e ndërtimit në zonat turistike deri më 15 shtator 2026

Punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike do të pezullohen përkohësisht, pas një vendimi të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas ministrit, masa hyn në fuqi menjëherë pas publikimit të vendimit dhe do të jetë në zbatim deri më 15 shtator 2026. Qëllimi i saj është garantimi i zhvillimit normal të sezonit turistik, mbrojtja e destinacioneve dhe krijimi i një mjedisi më të qetë për qytetarët dhe turistët.

Vendimi përcakton qartë aktivitetet që do të ndalohen, ato që përjashtohen nga pezullimi, zonat ku do të zbatohet masa, si dhe rregullat për lejet e ndërtimit dhe monitorimin e zbatimit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj periudhe do të pezullohen aktivitetet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve, si dhe veprimtaritë e lidhura me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, ndalimi përfshin punimet e ndërtimit nga faza e gërmimeve dhe hedhjes së themeleve deri në përfundimin e ngritjes së karabinasë së objekteve. Pezullohen edhe punimet që shkaktojnë zhurma, pluhur apo ndikime të tjera negative në mjedis.

Nga masa përjashtohen punimet e rifiniturave të brendshme dhe ndërhyrjet e vogla pas përfundimit të karabinasë, me kusht që subjektet të jenë të pajisura me lejet përkatëse dhe aktivitetet të mos krijojnë ndotje akustike, pluhur apo shqetësime për zonat përreth.

Ministri Gonxhja u ka bërë apel subjekteve ndërtimore të respektojnë kërkesat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse, me synim zhvillimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?