Qeveria sqaron se do të marr në përdorim me leasing vetura me kosto më të lirë

 

Qeveria shqiptare po negocion një kontratë “leaseng” për blerjen e 29 automjeteve Jaguar, të cilat shkurtojnë shpenzimet për makina të qeverisë me rreth 100 mij euro në vit. Një zëdhënës i qeverisë shqiptare i tha gazetës Tema se kontrata e pretenduar si për makina luksoze, është në të vërtet një kontratë për marrje makinash në përdorim me të drejt përtëritje cdo katër vjet, ku qeveria nuk harxhon asgjë për pjesët e ndërrimit dhe servisin e makinave. Kjo e bën këtë kontratë me shumë më tepër leverdi se gjendja aktuale e parkut të makinave qeveritare sot.

Një makinë Jaguar kushton 50 mij euro shumë më lirë se sa Benz dhe Phaiton që kanë sot ministrat aktual trashëguar nga qeveria Berisha.

Sipas qeverisë kontrata aktuale shkurton shpenzimet e transportit për qeverinë dhe rrit eficenën e parkut i cili do të jetë i menaxhuar nga koncesionari që ofron makinat.

SHKARKO APP