Qeveria tranzitore, Panariti: Të dëgjohen kërkesat e opozitës

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar prezantimin e platformës së ‘qeverisë tranzitore’ nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha. Panairiti u shpreh se kjo qeveri nuk duhet të jetë udhëheqëse e proceseve zgjedhore ndërsa nuk kurseu edhe një apel për Qeverinë, nga e cila kërkoi të dëgjojë kërkesat e opozitës.

“Përpara se unë të hyj në detajet e qeverisë tranzitore mendoj që momenti është të kuptojmë që kjo qeveri nuk mund të jetë udhëheqëse e proceseve zgjedhore. Është çështje që Qeveria ndodhet përballë një fakti kompromentues të rëndë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kemi ende kohë dhe i bëj apel Qeverisë që të dëgjojë kërkesën e opozitës. Janë raste skandaloze që bën një qeveri e pëgjegjshme për të bërë një hap mbrapa për ta vendosur në binaret e normalitetit.”- u shpreh Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri komentoi edhe përdorimin e hormoneve në fruta dhe perime. Panariti u shpreh se domatja nuk duhet të dalë në treg pa iu nënshtruar analizave përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Domatja nuk mund të dalë në treg pa iu nënshtruar analizave përkatëse. Të gjitha këto i bën Inspektoriati i Kontrollit të Bimëve dhe në fund i vërteton ka apo s’ka laboratori. Nuk ka Bujqësi që behet pa pleh kimik, edhe pesticidet edhe hormonet janë e njëjta klasë por duhet parë nëse zbatohen në mënyrë të rregullt.”- u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?