Qumështi pluhur, reagon kompania Lufra

Pas lajmeve se kompania Lufra përdor qumësht pluhur në produktet e saj, ka reaguar edhe kompania e ushqimeve shtazore.

Me anë të një njoftimi për median, Lufra ka falenderuar konsumatorët për mbështetjen e tyre, por në fakt nuk ka bërë të ditur nëse lajmi i përdorimit të qumështit pluhur është i vërtetë apo i gënjeshtërt.

Deklarata e Kompanisë Lufra:

“Tre ditë më parë, në mediat sociale del një lajm i sponsorizuar pa autor se kompania “LUFRA” përdorte qumështin pluhur, në produktet e saj qumësht i freskët.

Me devotshmërinë që na karakterizon prej vitesh në punën tonë, nuk i kemi dhënë asnjëherë fokus tendencave dashakeqëse, dhe si rrjedhojë, kemi kërkuar që të jenë instancat më të larta ato të cilat mund të hedhin dritë mbi të vërtetën në çdo kohë.

Me anë të kësaj deklarate do donim të falenderonim konsumatorët tanë, të cilët për asnjë moment nuk u luhatën në zgjedhjen e tyre të përditshme. Me përkushtim dhe krenari, ne do të vazhdojmë të jemi jemi lider në cilësi”.

SHKARKO APP