Qytetari: Nuk i kthehemi më telenovelës PS-PD, Shqipëria kërkon revolucion

Përballë Kryeministrisë, në ditën e 69-të të protestës, një i ri tha se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme.

”Është rezistenca nga një rendi që na e bën të pamundur jetesën dhe se nuk ka përfaqëson. Janë ditët e një epoke të re në historinë e shqiptarëve. Duhet të konsiderojmë edhe vijimësinë. Këta nuk kanë bërë asgjë për të anuluar ligjet. Do kërkojmë drejtësi për funksionim e institucioneve dhe pas dorëheqjes së qeverisjes.

Dhuna dhe mllefi nuk janë pjesë e alternativës tonë…Kemi zbuluar një qytetari shembullore që as në Perëndim nuk e gjen dot. Në rrugën tonë të drejtë shtrihet qytetaria e dashuria për veten vendin dhe njëri tjetrin. A do t’i kthehemi telenovelave PS-PD? Jo sepse këtu në shesh e kemi ndarë mendjen, ”Shqipëria kërkon revolucion”’, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?