Rrëzohet nga tarraca, vdes 62-vjeçari
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 04:45
Një 62-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga tarraca e banesës. Sipas policisë viktima ka humbur jetën rrugës për në spital.
Policia: “Njoftohemi nga urgjenca e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” se shtetasi V.K, 62 vjeç, banues në lagjen Granica, Bashkia Gjirokastër, është rrëzuar nga taraca e banesës, ky shtetas gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë”.

