Rama anulon vizitën në Vjenë, sot në kryeministri përkujtohet 21 janari

Katër vjet më parë, gjatë një demonstrate të organizuar nga Opozita e asaj kohe, humbën jetën pranë godinës së kryeministrisë katër protestues. Sot familjarët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Faik Myrtaj janë ftuar të marrin pjesë sot në godinën e kryeministrit, në ceremoninë përkujtimore që kreu i qeverisë organizon në 4-vjetorin e vrasjes se 4 protestuesve, më 21 janar 2011.  Pritet që përmes një fjale Kryeministri Rama të risjellë edhe një herë ngjarjen tragjike të ndodhur më 21 janar, ku gjatë tubimit, mbetën të vdekur 4 demonstrues. Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga demonstrata e 21 janarit të vitit 2011, procesi ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka autorë për vrasjen e 4 vetëve, në bulevard. Me ardhjen në pushtet të së majtës,  familjarët e viktimave presin me më shumë shpresë se fajtorët do të dalin para drejtësisë. Në mediat ata janë shprehur se kanë besim se Kryeministri Edi Rama do të ndihmojë në zbardhjen e vrasjeve të protestuesve. Për shkak të ceremonisë të sotme përkujtimore, mësohet se kryeministri Rama ka anuluar pjesëmarrjen e tij në kongresin e Vjenës, “Poëer of Regions”, ku ishte planifikuar që ai të mbante dhe fjalën e hapjes.

SHKARKO APP