Rama: Baca Behgjet e kishte ëndërr, hyri në garë pa i thënë askujt dhe bëri të mundur aeroportin e Vlorës
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga negociatat dhe gara për marrëveshjen për aeroportin e Vlorës e cila do të bëhet nga kompania e Behgjet Pacollit. Po ashtu Rama thotë se fillimisht gjërat nuk po shkonin mirë, por erdhi një shqiptar special si Pacolli të shpëtonte të gjithë nga ankthi dhe t’i jepte Vlorës aeroportin. Sipas kreut të qeverisë, Pacolli hyri në garë pa i thënë askujt.
“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë.
Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota.
Politika shqiptare nuk është një hapësirë dashamirëse. Unë e di shumë mirë që Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Unë besoj që aeroportin i Vlorës është një motorr i ri për ekonominë. Do të hapim katër porta nga qielli. Do t’i hapim me durim të madh”, tha Rama.