Rama: Denonconi rastet e dhunës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se ndëshkimi për policët që dhunuan qytetarët është kundërpërgjigjia për braktisjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së inagurimit të ambjenteve të rikonstruktuara të Akademisë së Policisë.

“Askush nga ata nuk është modeli juaj e kam fjalën për studentët e Akademisë, përkundrazi janë modeli për t’u dënuar dhe për të mësuar si duhet të ndërtojmë ndryshe Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien me qytetarin. Kam marrë mjaft mesazhe që edhe i mirëkuptoj, prej studentëve dhe policëve, që duhet të tregohemi pak më kokëfortë dhe të mos i lëshojmë menjëherë. Ata kanë lëshuar vetveten, ligjin, qytetarin dhe kanë braktisur misionin e Policisë së Shtetit. Nuk ka  asnjë motiv as për demoralizim as për të humbur vetëbesimin. Ajo që kemi bërë për të pastruar Policinë e Shtetit nga abuzuesit është shumë më shumë se shfaqja disaditore e disa videove që sigurisht ndikojnë te qytetarët”, u shpreh ministri Tahiri.

Ministri bëri publik vendimin se Qendra e Formimit policor nga shtatori do të kthehet në Universitet me sistemin 3 plus 2 dhe do të mbajë emrin Akademia e Sigurisë.

“Qeveria mori vendimin, pas një pune mjaft të gjatë me ekspertët tanë dhe me ekspertët ndërkombëtarë për të themeluar Akademinë e Sigurisë që do të jetë për herë të parë, institucioni i arsimit të lartë në formimin për punonjësit e Policisë në Shqipëri. Dhe shumë shpejt do vazhdojmë punën intensive për binjakëzimin e kësaj akademie me institucionet e ngjashme në BE, kudo në botë, në mënyrë që të përfitojmë, nga praktikat më të mira të partnerëve tanë dhe të evitojmë gabimet që kanë bërë ata”, nënvizoi Tahiri.

Kryeministri u shpreh se përmes invistimeve dhe vëmendjes së shtuar për arsimin policor, synohet t’i jepet fund periudhës shkatërrrimtare të edukimit në këtë fushë.

Kemi trashëguar policinë me nivelin më të ulët arsimor në Kontinent dhe me moshën mesatare më të lartë. Kjo qendër synon transformimin e këtij realitetit duke e shndërruar me një moshë në mesataren evropiane, në një formimim me mesataren evropiane”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri Rama ndërsa shprehu mirënjohje për fondet e dhëna nga BE për policinë e shtetit ftoi partnerët ndërkombëtarë të rrisin financimet në këtë fushë, nën motivin se pasi lufta kundër krimit të organizuar nuk ka më karakter lokal.

Krimi sofistikohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një problem i përbashkët. Aq më tepër nëse është i implikuar me formën më barbare siç është terrorizmi”, tha Rama.

Me fondet e BE-së dhe qeverisë shqiptare, u financuan 4.9 milion euro për rindërtimin e ambjenteve të shkollës ku pregatiten brezi i ri i policisë.

SHKARKO APP