Rama: Dokumentet për projektin e Zvërnecit do të bëhen publike, “Pasqyra” do të sjellë transparencë të plotë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në ditët në vijim do të publikohet i gjithë dokumentacioni që lidhet me projektin e shumëdiskutuar në Zvërnec, përmes platformës “Pasqyra”. Sipas Ramës, platforma synon të ofrojë transparencë të plotë mbi procesin dhe dokumentet zyrtare, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet drejtpërdrejt me informacionin e disponueshëm.

“Do të ndezim ‘Pasqyrën’ me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe të gjithë procesit, sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumëdiskutuar”, u shpreh Rama.

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri foli edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e cilësuar këtë një nga pikat e pandryshueshme të axhendës së qeverisë dhe të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë ku institucionet po përballen më drejtpërdrejt me fenomenin e korrupsionit. “Deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po lufton korrupsionin”, deklaroi kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?