Rama i kthehet Alban Zenelit: Pak qeros e pak me maskë, ku e ke gjetur në formë hunde?!
Kryeministri Rama edhe ditën e sotme gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka shkëmbyer batuta me deputetet e opozitës parlamentare.
Kështu ka qenë edhe situata ditën e sotme në përfundim të fjalës së tij, ku Kryeministri i është drejtuar deputetit Alban Zenelit për maskën që mbante, dhe për formën e saj që sipas Ramës e bën deputetin të duket jo mirë.
Më tej kryeministri tha se derisa shkëmbejnë batuta miqësore me njëri tjetrin të gjithë deputetët duhet të jenë në gjendje që mund të merren vesh edhe pa trokitur në dyert e ambasadave.
“Që të jetë një klub ku mblidhen njerëz dhe pa pasur raki përpara i bëjnë të dehurit të duken esëll në krahasim me ta nuk ka. Nuk ekziston, është i vetmi ky. Kështu që mendoj që nëse duam të flasim për Integrim Europian duhet të mendojmë të zgjidhim këtë në radhë të parë, duke bërë secili pjesën e vet, natyrisht nuk e përjashtoj veten nga kjo… sepse si i thonë asaj shprehjes; po të flesh….po të flesh…. po të flesh me komshiun patjetër që i merr edhe zakonet.
Por ajo që vlen të të të … mbetet për të gjithë… Alban pak qeros e pak me maskë e di si dukesh apo jo…ku e paske gjetur atë maskë, kush ta ka gjetur atë maskë?! E paske edhe në formë hunde… ose pastaj është hunda poshtë që ta bën maskën të duket më e madhe por… pavarësisht kësaj.
Përderisa jemi në gjendje të shkëmbejmë edhe batuta miqësore, besoj që jemi në gjendje të mos e trajtojmë njëri tjetrin sikur jemi në kushtet kur disa këtu i ka sjellë fuqia ëngjëllore disa djalli vetë.
Jemi shqiptarë me të metat tona, me dëshirat tona me pasionin tonë me papërmbajtshëmërinë tonë kur mendojmë se kemi të drejtë, por në fund të ditës, mendoj se jemi mjaftueshmërisht të rritur për të mos mbetur dyerve të ambasadave për t’u marrë vesh për gjëra që duhet të zgjidhim këtu, dhe nga ana tjetër kur mblidhemi këtu për të mos dhënë përditë shembullin që pa ambasada nuk funksionojmë dot”, tha ndër të tjera Rama.
/abcnews.al