Rama i “thyen” të gjithë që nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha: Qysh në 1930 është kërkuar ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës, por vetëm unë e bëra
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar një letër ku një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.
Sipas tij, banorët e të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë së tij.
Rama: Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë.