Rama ironi me deputetin e PD: Si jeni z. Gështenja? Do më lini t’i thyej këto arrat e mia…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Lefter Gështenja, gjatë dëhsmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Teksa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyet për 100 milionë euroshin e financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët, Rama i kthehet deputetit Gështenja, duke i thënë “më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.

Rama: E ka dhe këtë zërin… Ne do përqendrohemi te lekët, se këtu është problemi. Këto a e njoh unë ligjin apo jo, janë tema tjera. Do përqendrohemi te lekët, se keni bërë hajgare gjithë këto muaj. Sot do i provoj shqiptarëve se kjo është aritmetika e delegatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plehrat përpunohen me para, jo pa para. Nuk kemi gjetur asnjë model në botë që të përpunojë plehra pa para. Ka pasur një model dhe qenë modeli i qeverive paraardhëse, po e them në shumës. Si je z. Gështnja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë. Ai po qesh mo, është i lumtur.
Tabaku: Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin.
Rama: Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?