Rama: Mandati i tretë do të jetë i Pogradecit

Kryeministri Edi Rama vijon në në Pogradec fushatën elektorale, ku zhvilloi një takim me qytetarë. Nga Pogradeci kryeministri është shprehur se ky do të jetë mandati i Pogradecit.

”Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm.

Rama: Në Korçë kemi bërë shumë dhe do vazhdojë të bëjmë, ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit sepse tani jemi gati të bëjmë disa ndërhyrje të rëndësishme, qoftë në qytet por edhe në fshat, që lidhen me strategjinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm. Nuk janë thjesht fjalë siç janë thënë në të shkuarën nga dëshira e madhe por e bazuar në projektet që kemi gati”.

SHKARKO APP