Rama mbledh Kryesinë e PS por jo për negociatat

Ka nisur këtë mëngjes mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku i pari në selinë rozë ka mbërritur kryetari Edi Rama. Raporton se me gjasë do të diskutohet edhe situata e krijuar pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë por kjo çështje nuk është parësorja për socialistët në mbledhje.

Pika kryesore në rendin e ditës janë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Pas 30 qershorit, PS është përfshirë në zgjedhje të brendshme dhe faza e parë ka përfunduar. Tani pritet të nisë edhe faza e dytë, ndërkohë që deri në fund të muajit nëntor pritet të zgjidhen të gjithë kryetarët e PS-së në Shqipëri.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama do të jetë në një tjetër mbledhje, kësaj here me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, për të diskutuar pikërisht mbi hapat që do të ndiqen për realizimin e kësaj reforme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?