Rama: Në sheshin ”Skënderbej” më 16 maj vjen e gjithë Europa, ti japim mesazhin se duam të jemi pjesë e BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se në sheshin ”Skënderbej” më 16 maj, do të vijë e gjithë Europa. Në fjalën e tij gjatë takimit me vajza dhe gra në Durrës, kryesocialisti Rama theksoi se në Samitin e Komunitetit Politik Europian do të vijë jo vetëm BE.

Sipas Ramës, do të shkulen të gjithë nga Londra, në Ankara, Baku, Kiev, Stokholm, BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarë të Këshillit të Evropës. ”Do vijnë të gjithë atje tek Skënderbeu, tek profeti ynë i historisë kombëtare, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s , bashkë me drejtuesit kryesorë të bankave të zhvillimit”.

Rama tha se me votën në 11 maj ne do t’u themi se më 2030-n duam të jemi pjesë e BE-së. ”Populli shqiptar ka vendosur t’u thotë se ne kemi vendosur që brenda 2027-s t’i mbyllim negociatat dhe brenda 2030-s duam të jemi pjesë e BE-së”.

Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua! Çyrykët habiten sesi ne fitojmë zgjedhjet

SHKARKO APP