FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama takim me biznesin te rruga e re Shëngjin-Velipojë

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në aksin te rruga e re, ajo buzë detit që përshkon Shëngjin-Velipojë

“Kjo është ndër zonat më të bukura të Europës dhe meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Infrastruktura në këtë zonë ka nevojë që të rregullohet dhe të jepet maksimumi për një turizëm sa më të mirë. Duhet të nisim punën për aksin Milot-Balldren dhe kemi në proces edhe aksin Milot-Muriqan. Kemi pasur burokraci me palën malazeze për urën. Duhet të krijojmë infrastrukturë të hotelerisë moderne.

Të ardhurat do të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, ashtu sikurse rritet ndjeshëm dhe mundësia për të paguar shumë më tepër stafet, sepse e gjitha lidhet me cilësinë. Unë do ju thoja të synoni maksimumin e cilësisë. Ne do jemi shumë mbështetës për zhvillimin e këtyre hapësirave të reja. Kemi bërë shumë gabime në të shkuarën. Janë gabime që i bën çdo vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekt tjetër që kemi dakordësuar, me Pjerinin që ka urdhëruar dhe unë kam pranuar ta zbatoj, është projekti i lidhjes së zonës së Talës me bregdetin, përmes rrugëve brendshme, ku faktikisht nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime, ndërkohë deri dje s’ka pasur nevojë të kishte. Dhe Bypass-i i Shëngjinit, që është një kërkesë e Markut, desha të thoja shokut Mark, po është z.Mark se nuk bëhet shok ky. Është nga ata të paepurit e “Liri Demokracisë”, tha ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përditësim…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?