Rama: Më tha njëri, nuk ta jap votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi…
Kryeministri Edi Rama ka folur nga qyteti i Vlorës, duke treguar një bisedë në lidhje me Lungomaren, për të cilën një person i ishte ankuar se nuk i kthehej gruaja në shtëpi.
Rama, i cili renditet i 8-i në listën e kandidatëve për deputet në këtë qark shtoi se Vlorën nuk do e lërë kurrë duke thënë “nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni…”
“Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare. Mir ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë. Tani nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni. Vlorën nuk e lë kurrë edhe sikur tërë dynjaja të çohet e të thotë këtu mbaroi”.