”Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha në Korçë: Ai s’ka përfituar asgjë nga PD
Kreu i PD, Sali Berisha këtë mbrëmje po zhvillon një takim me qytetarët në Korçë, ku prezantoi edhe kandidatët e këtij qarku. Gjatë fjalës përmendi edhe korçarin e famshëm në rrjete sociale, Ilir Vrenozin, me të cilin pak ditë më parë sipas Berishës, ishte Rama që tentoi që ta blinte.
”Ai flet me raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, me sharje, shpifje, një njeri i shthurur, ju e patë, se çfarë psikologjie mjerane, erdhi këtu dhe mendoi se tani e bleva Ilir Vrenozin, ai mendoi se me strajcat e tij me para, ta ftonte Vrenozin një ditë në podkastin e tij apo do tregonte një foto me të, por ai nuk e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin, moralin, virtyte.
Ai ia ka dalë, por s’ia doli me atë njeri që s’ka përfituar nga PD dhe e ka mbështetur në 32 vite që nga themelimi gjer sot. Ilir në një takim me të huaj dhe të rinj më pyetën cili është sekreti i Berishës, u thash vetëm kaq, jeta ime ka qenë përpjekje për të qenë vetja ime dhe s’ka gjë më të madhe jua them të gjithëve, është shumë e thjeshtë, unë të përgëzoj ty”.
KOHA JONË SONDAZH

