Rama: Mirënjohje për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura që po luftojnë me vatrat e zjarreve

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shprehur mirënjohje dhe respekt maksimal për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturat e angazhuara që po sakrifikojnë dhe punojnë pa pushim duke luftuar me vatrat e zjarreve në zona të ndryshme të vendit në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe natyrës sonë.

“☀️🌡️🪖Në këto ditë të nxehta dhe të vështira, mirënjohje dhe respekt maksimal për të gjithë efektivët e #ForcaveTëArmatosura dhe strukturat e angazhuara që po sakrifikojnë dhe punojnë pa pushim duke luftuar me vatrat e zjarreve në zona të ndryshme të vendit në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe natyrës sonë🏡🌳🏕️🏞️
Të gjithë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të shmangin çdo pakujdesi që mund të sjellë rrezik për veten dhe të tjerët dhe të reagojnë menjëherë, duke kontaktuar strukturat zjarrfikëse, për të parandaluar kështu pasojat🙏
#ForcatEArmatosura🇦🇱
#TëGatshëmNëÇdoKohë🌲🔥”, shkruan Rama në postimin në Facebook.

SHKARKO APP