Rama: Në 48 orët e ardhshme duhet të presim më të keqen
Arrihet marrëveshja. Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe që kanë marrë kredi do tu krijohet lehtësira.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama në konferencën për median. Gjithashtu Rama paralajmëroi se moti nuk është aspak i favorshëm dhe duhet të presim më të keqen.Edi Rama: “Po sot guvernatori dhe bankat e nivelit të dytë po diskutojnë e dakordësohen për detaje teknike të një marrëveshjeje të shkruar të qartë dhe të favorshme për fermerët e prekur nga fatkeqsia natyrës”.Moti nuk do të jetë aspak i favorshëm në 48 orët e ardhshëm dhe duhet të presim më të keqen. Ne jemi në gadishmëri maksimale të përballojmë operacionin për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të sigurojmë digat argjinaturat pritat apo rrugëkalimet në zonat e prekura”
Edi Rama: “Nuk do ti shmangim asnjë detyrimi që buron nga inventari real i dëmeve. Do mobilizojmë forca e burime për ti gjendur pranë njerëzve në kurimin e plagëve imediate që rrezikojnë të dëmtojnë edhe ekonominë e gjithë atij territori, në afat mesëm, prandaj kemi vendosur si prioritet kompensimin e nmenjëhershëm të krerëve të humbur dhe kompensimin në vlerë të prodhimit të humbur dhe infrastrukturës prodhuese.”
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me krerët e bankave të nivelit të dytë në kryeministri.Në takim ka qenë i pranishëm edhe guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, edhe drejtuesit e shoqërive të kursim kreditit.Kreu i qeverisë u kërkoi bankave mbështetje për fermerët që kanë marrë kredi por që sot nuk kanë pamundësi ti shlyejnë në kohë për shkak të situatës së përmbytjeve.
Ndërkohë në orën 13: 00 Rama ka dalë edhe në një konferencë për shtyp ku po po flet për gjendjen e klrijuar në vend si pasojë e reshjeve të shiut.
KOHA JONË SONDAZH

