Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi dhe ndërkohë taksat janë shumë më të ulëta.
Rama ndau në rrjetet sociale bisedën me tre të rinj të cilët shërbejnë në një lokal në Lungomaren 4 të Radhimës.
“Ndalova për të pirë një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së rilindur dhe më erdhi një nga ata djemtë, më solli kafen. E pyeta sa e ke pagën dhe më tha 1000 euro”, u shpreh Rama.
Këtë e konfirmojnë edhe të rinjtë që shërbejnë në Radhimë, sipas së cilëve paha është 1 mijë euro dhe bakshishet i mbajnë për vete.
“Ja urdhëroni. Këtu jemi në Lungomare 4 në Radhimë. Kush do të vijë ta verifikojë, të vijë ta verifikojë. Kush nuk do ta besoj, të vazhdojë të besoj atë që do të besojë, por në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi. Ndërkohë taksat janë shumë më të ulëta dhe ajo që mbetet në fund është shumë më tepër. Kaq”, u shpreh Rama.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

