Rama nuk ndalet, pas dy gishtave i merr Bashës dy motrat, Greta dhe Eni Koçin
Kryeministri Edi Rama pas marrjes së “dy gishtave” PD-së të cilat rezultuan shumë fatsjellëse më 25 qershor, ka nisur “gjuetinë” në PD.
Në orët e para të mëngjesit Rama ka postuar një foto me dy motrat këngëtare Koçi.
Greta Koçi dhe Eni Koçi janë shumë të njohura në tregun shqiptar për hitet e tyre, por Greta Koçi nuk njihet vetëm për muzikën.
Ajo është një demokrate e flaktë e cila për disa vite ka qënë kryetarja e Forumit Rinor të PD-së dhe është angazhuar në shumë aktivitete të Partisë Demokratike.
Në foton e postuar në Facebook Rama duket më i buzëqeshur se kurrë në praninë e bukurosheve këngëtare.
“Eni Koçi majtas, Greta Koçi djathtas✌”- shkruan Rama në Facebook.

