Rama për fushatë tregon barsoleta: E çuan në Itali për studime, harxhoi gjithë paratë

Pas Beratit, kryeministri Edi Rama po vijon fushatën në Durrës, ku ka treguar edhe barcoleta për të pranishmit.

”Mu kujtua historia e gjyshit durrsak, ishte i biri i drejtorit të doganës. Stërgjyshi ishte i përfshirë në lëvizjet patriotike dhe për të ndërtuar shkolla shqipe. E nisi të birin në Itali për studime. Dhe në këtë port doli ta priste për të festuar vitin e ri. Djali zbriti nga anija me AlfaRomeo, ishte goxha e pashme.

I ati u surprizua kuptoi se paratë ishin bërë makinë. Ai u kthye dhe mbeti shofer, sepse ishte i çmendur pas makinave. Ai tregonte se hëngri një shpullë këtu. E thirri kreu i Bashkisë së Durrësit; i tha ose të jesh shoferi im, ose të ikësh nga Durrësit, dhe u bë shofer i kryebashkiakut të Durrësit. Ishte komplet i marrosur pas makinave.

Në ditën e pavarësisë, mbreti Zog priste VIP-at dhe kryebashkiaku shkon me makinë, ndërsa naltmadhnia i thotë s’të vjen turp! Kështu u bë shoferi i mbretit dhe gjithë jetën mbeti i thënë pas makinave. Unë e dëgjoja që fliste gjithë ditën për makinën. Gjyshi ishte inspirim i madh për shpejtësinë dhe lëvizjen”.

SHKARKO APP