Rama përqafon sheikun që do të transformojë portin e Durrësit: Jetonte në varfëri
Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR do të transformojë portin e Durrësit në një port turistik të ngjashëm me Dubai Marina, përmes një investimi 2 miliard dollarë. Kurse kryeministri Edi Rama ka treguar se sheiku jetonte në vafëri.
”Nuk i kam marrë leje, por jam i bindur se lidhet me fëmijërinë e tij. Më ka treguar se jetonte në varfëri.
Nuk është trashëgimtar, është njëri i zakonshëm, nga një familje e varfër dhe arriti të jetë njëri prej atyre që e kthyen shkretëtirën në një minierë.
Më ka thënë që mua në majë më ngjiti dashuria dhe mirënjohja për nënën time. Dhe unë do të vij e do të rri në Shqipëri, e do të të ndihmoj që njësoj siç ka ndodhur me shumë familje dhe njerëz jo të pasur në tokën time, të ndodhë edhe në tokën tënde”,-tha Rama.