Rama: Përurimi i HEC-it të Banjës, moment historik

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar nisjen e punës së HEC-it të ri të Banjës, një vepër e ndërtuar nga kompania norvegjeze Statkraft, si një moment historik për të gjithë zonën e Gramshit, e cila sipas tij “sot ndihet e çliruar nga makthi i izolimit. Dhe nga sot njeh si një rrugë të re drejt së ardhmes për t’u bërë në ditët që do të vijnë një nga zonat më të preferuara turistike të vendit tonë.

“Ky moment është rezultat i një bashkëpunimi shembullor mes qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të shquara në botë në sektorin e zhvillimit energjitik”, tha Rama.

Duke shtuar se mbetet e rëndëishme që realizimi i kësaj vepre ka lidhur organikisht të gjitha njësitë administrative dhe fshatrat përgjatë rrugës së re drejt Gramshit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm në ketë zonë janë ndërtuar dhe janë drejt përfundimit afro 100 kilomtera rrugë të reja. E theksoj këtë për të gjithë ata që dëgjojnë lajtmotivin që për 3 vjet s’është bërë asnjë rrugë e re në këtë zonë. Dhe 14 ura, ndër të cilat, ura më e gjatë sot në Shqipëri 520 metra, e cila është një vepër e shkëlqyer inxhinierike, por dhe një urë që ofron një pamje fantastike të liqenit të ri”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?