Rama “reklamë” Lungomares, qytetarët “shpërthejnë”: Po digjet Shqipëria o…

Kjo e martë e ka gjetur kryeministrin e vendit përballë kritikave të forta. Teksa ka uruar ndjekësit e tij me një nga punët e qeverisë, konkretisht duke postuar në rrjetin soical facebook disa foto nga lungomarja e re e Vlorës, gjë e cila nxiti komentet e qytetarëve.

Njëri prej komentuesve i kujton kryeministrit: “ Po digjet Shqipëria o zoti kryeministër. Çfarë do bësh me zjarret që po digjen me mijëra hektarë pyjesh”.

Ndërkaq një tjetër komentuese vlerëson punën, por i kujton kreut të qeverisë se nuk shtyhet jeta vetëm me beton, duke i kërkuar të bëjë më shumë për kërkimet dhe shkencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E jashtëzakonshme! Por do kisha dëshira të dija nëse do bëni diçka për kërkimet dhe shkencën! Nuk shtyhet jeta vetëm me beton! Jemi me mijëra që kemi mbaruar studimet në Perëndim dhe duam të punojmë në Shqipëri”, shprehet komentuesja në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?