Rama: Rezidencat qeveritare do t’i kthejmë në destinacione ekskluzive për turizmin elitar

Zhvillohet sot “Hospitality Albania”, ku 7 finalistët e fazës së dytë prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksion të interesit publik.

“Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur si një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota. Këtë eksperienca na kanë treguar se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.
Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?