Rama shpalos strategjinë: Hapja e dyerve të universiteteve tona për ato Europiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së bashku me ministren e Arsimit, kanë nisur konsultimet me rektorët e universiteteve për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër. Sipas tij, objektivi strategjik është hapja e dyerve të universiteteve tona për ato Europiane.

”Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Do të punojmë ngushtësisht  së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP