FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “sy më sy” me komentuesin për shtetin Bektashi: Nuk do të ketë polici dhe dogana

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Njëri prej komentuesve e akuzon se po copëton Shqipërinë me idenë e shtetit bektashi.

“Votën time e humbe se propozove shtetin bektashi dhe do të copëtosh shtetin shqiptar”, thotë një komentues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo mor xhan si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj me një të rënë të lapsit, po kjo nuk bën vaki. Pse shteti italian i copëtuar të duket që ka jo një, por dy struktura brenda, të cilat kanë një sovranitet të caktuar aty. Ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet siç e mendoni ju gabimisht. Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për entitet që nuk ka dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”, deklaroi Rama në përgjigjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Rama foli edhe për kryepeshkopin Anastas, teksa tha:

Të rrimë shtrembër e flasim drejtë. Amaneti e tij publik, i dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahet nga jeta, ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë më asnjë shteg për të ngritur hipoteza të asnjë natyre mbi rolin e tij, e bilancin historik në krye të kishës Autoqefale shqiptare, kur tha se pasardhësi im duhet të jetë shqiptar. Ishte e pashmangshme vendosja e një kryepeshkopi jo shqiptar për shkak se nuk kishim mundësinë të vendosnim një kryepeshkop shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?