Rama, takim me Mitsotakis në Athinë: T’i ngremë marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i tij me homologun grek, Mitsotakis, gjatë vizitës në Athinë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.

Në një foto të ndarë në rrjetet sociale, shfaqen dy kryeministrat duke shtrënguar duart mes njëri-tjetrit.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?