Rama: Tre herë jam gjendur në disko në jetën time, “një tmerr” në kuptimin e mirë të fjalës!

Këtë fundjavë Edi Rama ka bërë pak rrefim edhe për jetën e tij personale.
Kryeministri Edi Rama në podcastin e sotëm  tregoi detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencën me jetën e natës. Ai rrëfeu sot rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme.

Rama shprehet se aty ndjeje nevojën për të kërcyer i lirë, “në kuptimin më të prekshëm të fjalës”. Për kryeministrin kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.

“Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë.
Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time dy-tre herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme.
Pastaj, sigurisht që gjërat fillojnë e normalizohen, njeriu është i bërë kështu që e keqja harrohet shpejt dhe e mira nuk ka fund, nuk është kurrë mjaft. Megjithatë, sidoqoftë, ato kanë qenë momente të paharrueshme e prandaj të pyeta”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket kur të dalë në pension Edi Rama do botojë libër për jetën e tij, libër që mund të jetë bestseller.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?