Rama tregon objektivat: Në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90% nga Inteligjenca Artificiale
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e katër të qeverisjes së PS, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.
“Kur mblidhemi ne të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet. Me modelin e Inteligjencës Artificiale që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia”, tha Rama.
Po ashtu, Kryeministri tha se Shqipëria po punon që përmes inteligjencë artificiale të integrojë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë, një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës.