Rama “urdhëron” bankat: Do të hapeni dhe do punoni vetëm në këto dy fasha orari!
Masat e reja për koronavirusin janë marrë edhe për bankat, të cilat do të punojnë në dy orarë në mëngjes dhe pasdite.
Sportelet do të hapen nga ora 06.00 – 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 – 18.00 pasdite.
‘Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën!
Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim!
Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!’, njoftoi kryeministri Rama në Facebook.