Rama uron Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të kremtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Krejt ndryshe, dhe shumë shprehëse. Ai vjen “në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”

Ky shembull, është frymëzim për ata të rinjë dhe të reja, që në kremte të tilla sjellin modelet e punës dhe përkushtimit, prej atje ku mundi dhe djersa, shndërrohen në kapacitete zhvillimi ekonomik, dhe shtimit të shanseve që rinia kërkon te përkushtimi, larg retorikave politike e podumeve, krejt në skaj të tubimeve dhe bardhezisë së përshkrimit të realitetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, ndau këtë video me shembullin e Jon Goxhas, i cili ka vijuar traditën e familjes duke e çuar përpara biznesin e fabrikës së vajit të ullirit “Konispoli”.

“Ne kemi një biznes familjar, fabrikë vaji. Duke qenë se ky është viti i 30-të i përpunimi të ullirit, duke përpunuar me një teknologji gjermane në gjithë këto 30 vite, duke sjellë në treg vaj me një kualitet shumë të mirë, ekstra i virgjër”, u shpreh Goxha.

“Në punishten tonë në përgjithësi janë të gjithë fermerët e zonës, të cilët sjellin produktin e tyre për ta përpunuar dhe për të sjellë produktin final të vajit të ullirit”, theksoi ai.

“Në përgjithësi tregu jonë është treg i brendshëm, ku furnizojmë restorante, familje, pasi kërkesa është shumë e lartë”, tha Goxha.

Përmes këtij postimi, përmes këtij shembulli, kreu i ekzekutivit shqiptar ofron mënyrën etalon se si festohet Dita e Rinisë, se si ajo, rinia, ajo që u bë promotor i ndryshimeve, sot 34 vite më parë, pikërisht ajo po tenton të tregojë, se asaj i lind e drejta për të besuar dhe kontribuar në transformimin që po ndodh në Shqipëri.

Albert Vataj

SHKARKO APP