Rama “zgjohet” me lumin Buna: Po i japim frymëmarrje Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së shtunës me një përditësim mbi vijimin e punimeve në lumin Buna, në Shkodër. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi nisjen e fazës së dytë të ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit, konkretisht në zonën e Dajlanit, ku puna po vijon intensivisht.

Mirëmëngjes 😊 dhe me fazën e dytë të ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, ku puna vijon edhe për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit, ju uroj një fundjavë të mbarë“, shkruan Rama.

Kryeministri theksoi se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është pastrimi dhe zhbllokimi i rrjedhës natyrore të Bunës, duke parandaluar përmbytjet dhe duke përmirësuar mjedisin përreth. Postimi u shoqërua me pamje nga terreni, ku duken makineri të rënda në veprim përgjatë brigjeve të lumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?