Ramës i del në ”Zoom” studenti që protestoi kundër tij në 2018: Ramë dakord që të jemi shokë
Hansi Kapllani ishte i riu që sot u takua virtualisht me kryeministrin Rama. Kreu i qeverisë tha se ishin takuar edhe më parë, dhe se kishin rënë dakord që të mos bien dakord, mirëpo të mbeteshin vetëm shokë. Në projektin ”Gati për Shqipërinë”, Rama bisedoi online me të rinj që ndodhen jashtë vendit, e që vazhdojnë studimet atje. Kapllani ishte studenti që protestoi në vitin 2018, kundër ndryshimit që u bë në Arsim e Lartë.
Biseda mes tyre
Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?
Hansi Kapllani: Po.
Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok.
Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve.
Rama: Bëni durim dhe të mos tërhiqeni në rast se shihni që ka vonesa, se mund të bëni komunikim me ministrat dhe pastaj mund të mendoni se u harruat, për këtë arsye do ju lutesha që të mbani kontakt me Borën, që takuam ministrin, por këto s’më takojnë, çdo gjë mund të ndodh se jetojmë në Tiranë, kështu që mbani kontaktin me Borën për çdo gjë që nuk shkon dhe Bora është në kontakt me mua për çdo gjë.