Ramës nuk i del inati me ministrin Gjerman: Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Europë për pushime

Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Europë për të ardhur për pushime. Rama e përsëriti disa herë këtë gjë, dhe u pa si një ”hakëmarrje” ndaj ministrit të Shëndetësisë në Gjermani.

Në një prononcim për median gjermanme Bild, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi deklaratat e ministrit gjerman, i cili tha se gjysma e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar erdhën si shkak i vizitave familjare nga emigrantët në Ballkan.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin. Ministri gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi e stereotipe kundër Ballkanit”, theksoi ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?