Ramush Haradinaj: Ja çfarë biseduan më shtëpinë e Thaçit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth darkës në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë.

Haradinaj i cili së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, zëvendësit e tij Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli darkuan në shtëpinë e presidentit Thaçi thotë te kenë zhvilluar një bisedë të “dinjitetshme”.

“Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme”, tha Haradinaj në “Pressing” me Leonard Kerqukin në T7.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?